Britania po bëhet gati për shpërndarjen e vaksinës së Pfizerit për Covid-19

Britania po bëhet gati të bëhet shteti i parë që shpërndanë vaksinën e Pfizer/BioNtech për COVID-19 gjatë javës në vijim. Fillimisht do të vënë vaksinat në dispozicion në spitale, para se të ndajnë ato te klinikat e mjekëve, ka njoftuar Qeveria sot, raporton agjencia Reuters.

Dozat e para do të administrohen të martën, ku Shërbimi Nacional i Shëndetësisë (NHS) do t’i jap top-prioritet vaksinimit të personave mbi 80 vjet, punëtorëve shëndetësorë në vijën e frontit dhe stafit e banorëve në shtëpinë e kujdesit.

Britania ka dhënë pak ditë më parë aprovimin për përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer/BioNtech.

Në total, Britania ka porositur 40 milionë doza. Pasi që çdo person duhet të marrë dy doza, mjafton kjo për vaksinimin e 20 milionë personave në një shtet me 67 milionë banorë.

Reklama e sponzorizuar

Rreth 800 mijë doza pritet të jenë në dispozicion brenda javës së parë.

Dozat e para që kanë ardhur nga Belgjika janë vendosur në një vend të sigurt në Britani, ku do të kontrollohen për kualitet, ka thënë Ministri i Shëndetësisë.