Dështon mbledhja e Komisionit për hidrocentrale

Ka dështuar të mbahet për të tretën herë, mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve.

I ftuar në këtë komisioni ishte ministri i Infrastrukturës Arban Arbrashi. I njëjti komision në ora 13 ka paraparë edhe raportimin e Drejtoreshës së Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi. Por kjo e fundit i ka thënë KOHËS nëpërmjet telefonit se e ka marr një njoftim që mbledhja e komisionit do të anulohet për të premten.

“Sipas njoftimit, mbledhja e këtij komisioni ku unë do të marr pjesë është shtyrë për javën e ardhshme”, ka deklaruar Latifi.

Reklama e sponzorizuar