BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë kontratën 26.5 milionë euroshe për luftimin e COVID-19

Kosova ka nënshkruar kontratën me BE-në për ndihmën që do t’i jepet shtetit tonë nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 26.5 milionë eurosh.

Këto para janë të destinuara për luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe për të adresuar sfidat ekonomike, shkruan lajmi.net.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm kryeministri Avdullah Hoti si dhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Reklama e sponzorizuar

Ky i fundit tha se bota dhe Kosova po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo se në këtë sfidë janë të gjithë së bashku.

“Këto janë kohë të vështira, por jemi bashkë në këto kohë”, tha ai.

Teksa Hoti falënderoi BE-në për ndihmesën e fundit nga Bashkimi Evropian si dhe të tjerat paraprake gjatë periudhës së pandemisë.