Arrestohet shtetasi nga Shqipëria që tentoi “të qerasë” policët kufitarë me 1.5 euro

Një shtetas nga Shqipëria është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi tentoi të korruptonte policët kufitarë, duke ia ofruar 200 lekë (pak mbi 1.5 euro).

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, mjetet i kishte futur në pasaportë “për një kafe”.

“I dyshuari derisa po kalonte pikën kufitare, në pasaportën e tij kishte vendosur 200 lekë, e që sipas tij lekët ishin për të pirë kafe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit lekët i janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Reklama e sponzorizuar