Rritet çmimi i naftës pas shpresës për vaksinën dhe frenimit të prodhimit të OPEC+

Fotografi ilustruese

Çmimet e naftës u rritën me optimizmin se vaksinat e sapozhvilluara të koronavirusit të ri (COVID-19) do të vihen së shpejti në dispozicion dhe me shpresat për një zgjatje të mundshme të frenimit të prodhimit të OPEC+,.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tregtohej me 44,16 dollarë për fuçi në mëngjes, duke shënuar rritje prej 3,23 për qind pasi u mbyll të hënën me 42,78 dollarë për fuçi. 

Standardi amerikane West Texas Intermediate tregtohej me 41,58 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, me rritje prej 0,58 për qind pasi pas mbylljes së sesionit të mëparshëm me 41,34 dollarë për fuçi.

Reklama e sponzorizuar

Çmimet e naftës u rritën pas zhvillimeve pozitive të testimit të vaksinave. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur numri i rasteve me COVID-19 është në rritje dhe ka detyruar shumë vende të vendosin bllokime dhe të marrin masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Kompania amerikane bioteknike Moderna njoftoi të hënën se vaksina e saj kundër koronavirusit është 94,5 për qind efektive. Masa erdhi një javë pasi një tjetër prodhues amerikan i ilaçeve Pfizer dhe firma gjermane e bioteknologjisë BioNTech njoftoi se vaksina e tyre për koronavirusin ishte më shumë se 90 për qind efektive. 

Investitorët interesohen për vendimin e frenimit të prodhimit të OPEC+

Takimi i 46-të i Komitetit të Përbashkët Teknik të Deklaratës së OPEC-ut të vendeve pjesëmarrëse të hënën nuk mori vendimin e pritur për një frenim të mëtejshme të prodhimit. Megjithatë, investitorët tani janë duke pritur për rezultatin e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit të Ministrave të martën që monitoron nga afër sa naftë bruto prodhon secili anëtar i OPEC+.