Qeveria vendos për izolimin e qytetarëve pas orës 19:00

Qeveria e Kosovës e ka finalizuar draftin e vendimit të ri mbi masat shtrënguese, kundër pandemisë COVID-19.

Bazuar në draftin e këtij dokumenti që sapo u është përcjellë ministrave për shqyrtim e votim, masat më restriktive do të aplikohen në komunat ku përhapja e infeksionit është e lartë, e në të cilat bën pjesë edhe Prishtina – përkatësisht, ku ka mbi 150 persona të infektuar për 100 mijë banorë brenda javës, raporton KOHA.

Në këto komuna do të ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme. Po kështu, do të ndalohen edhe hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse në të njëjtin interval kohor, sikurse gjatë kësaj kohe do të ndalohet tërësisht edhe veprimtaria e gastronomisë.

Reklama e sponzorizuar

Vendimi hyn në fuqi të premten në ora 18:00.

Draft-vendimin me 31 pika, që pritet ta miratojë Qeveria sonte nëpërmjet votimit online, mund ta gjeni më poshtë.