Gastronomët i shpallin “non grata” anëtarët e Qeverisë, nuk do t’u shërbejnë kafe

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka vendosur që të mos iu shërbejë kafe qeveritarëve.

Përmes një postimi në Facebook, shoqata thotë se i ka shpallur “non grata” anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

“S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve. Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante. Vendimi hyn në fuqi menjëherë’, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Shoqata e Gastronomëve është deklaruar dhe ka protestuar kundër masave të marra nga Qeveria, si mbrojtje nga Covid. Ata të shtunën kanë protestuar kundër mbylljes në vikend që Qeveria e bëri në 7 komuna të Kosovës.