Anëtarët e Komisionit për Financa të shqetësuar me gjetjet e Auditorit për ujësjellësit “Prishtina”

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i kanë vlerësuar shqetësuese të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre zhdukja e asetëve të vjetra, mos regjistrimi i atyre të rejave, dëmtimi i konsumatorëve kanë qenë disa nga shqetësimet që kanë ngritur deputetët.

Vlora Nimani Hajnuni, anëtare e këtij Komisioni ka thënë se raporti i vitit 2019 për dallim të kaluarit, është shqetësues.

Reklama e sponzorizuar

“Auditori thekson se kjo ndërmarrje  ka angazhua një kompani për vlerësimin e aseteve. Kompania posedon me dokumente disa asete, por ato nuk ekzistojnë ne kompani. Kjo është vërejtje materiale. 1374 aseste me vlerë rreth 11 milionë s’kanë qenë të përfshira në regjistrin e kompanisë. Kemi zhdukje të aseteve të vjetra e mos regjistrim të atyre të reja. Përkundër që kjo kompani ka arkëtuar 569 mijë euro nga konsumatorët s’ka bërë zbritje dhe ka dëmtuar ata konsumatorë që kanë qenë korrekt në pagimin e borxheve duke mos e shlyer fare borxhet”, ka thënë Hajnuni.

Ajo po ashtu ka thënë se emërimi i zëvendës kryeshefit ekzekutiv është bërë duke thyer rregullat.

Kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa nga Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, ka thënë se ai ka marrë drejtimin pas bërjes së raportit duke shprehur shqetësim për të gjeturat.

Ai po ashtu ka dhënë sqarime për disa nga pyetjet që kanë shtruar anëtarët e Komisionit.

“Pjesën e Raportin të Auditorit e kemi marr më shqetësim të jashtëzakonshëm. Për fat të keq ne jemi emëruar vonë e s’kemi qenë në pozita menaxheriale. Unë s’kam qenë pjesë e komisioneve. Ne si ndërmarrje menjëherë pas raportit të Auditimit kemi ngrit komisione dhe po e trajtojmë me prioritet. Një pjesë të atyre të gjeturave i kemi zbatuar. Pjesa e gjetjeve për të cilave mund të sigurojmë dokumentacione mund të behet zbatim,por një pjesë të të gjeturave mund të kemi vështirësi në zbatimin e tyre. Jemi duke u mundu ai menaxhmnet i ri me i zbatuar po është pjesë sfiduese sepse kërkojnë kohë për tu zgjidhur”, tha ai.

Anëtari i komisionit nga PDK, Sejdi Hoxha e ka pyetur nëse kanë dokumente apo provë që kanë reaguar për këto gjetje të Auditorit, gjatë ushtrimit të detyrave tuaja?

Ali Berisha nga AAK, ka thënë se ky menaxhment është dashur të  ketë një plan veprimi

Eman Rrahmani nga Vetëvendosje ka  thënë se ky raport është ndër më shqetësuesit që kemi marr duke pyetur nëse  janë dërguar në prokurori ndonjë nga këto të gjetura.