Tërheqja e 10% nga Trusti: Kur do të mbahet seanca përfundimtare?

Seanca e jashtëzakonshme, e paraparë që të mbahet për të premten e kësaj jave, në të cilën pritej të hidhej në votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, është shtyrë për javën tjetër.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se “seanca e jashtëzakonshme, e paraparë për të premtën, me kërkesë të kryetarit të GP të LDK-së, Arben Gashi, në cilësinë e propozuesit të saj, për shkak të situatës së fundit politike të krijuar në vend, është shtyrë për të mërkurën, më 11 nëntor 2020, në orën 11:00.”

Reklama e sponzorizuar

“Për të zhvilluar punimet, kjo seancë nuk ka korum. Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në cilësinë e propozuesit dhe në emer të deputetëve nënshkrues, duke pasur parasysh situatën e fundit politike në vend, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet“, tha nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, në cilësit të kryesuesit të kësaj seance.