Zemaj paralajmëron masa të reja

0
99

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar mbylljen e komunave të tjera nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

“Bashkë me IKSHPK-në po përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike, bazuar në hartën e rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se masat e reja që Qeveria mori mbrëmë për të ndaluar hyrjet daljen në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime po respektohen.

Reklama e sponzorizuar