Bajrami arsyeton shkarkimin e Murtezajt nga pozita e drejtorit të ATK-së

Ministrja e Financave dhe Transfereve Hykmete Bajrami, është duke raportuar në Komisioni për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ajo para deputetëve ka paraqitur arsyet e shkarkimit të drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Ajo ka thënë se Murtezi kishte bërë shkelje duke mos iu nënshtruar procedurave për aprovimin e rregulloreve.

Reklama e sponzorizuar

“Më lejoni të paraqes arsyeshmërinë e vendimit të kryeministrit për shkarkimin e Ilir Murtezajt nga pozita e drejtorit të ATK-së. Shkelja ligjore që ai ka bërë është konfirmu dhe unë i kam provat këtu. Kjo shkresë e datës 9 shtator 2019, që e kam këtu, thuhet se ATK nuk iu është nënshtruar procedurave për aprovimin e rregulloreve. Drejtori nuk mundet me hartu një rregullore në bazë të përgjigje të MAPL-së të dhënë në vitin 2016. Drejtori i përgjithshëm ka të drejtë ta ngrejë një strukturë administrative, por sipas ligjit ai duhet ta marrë aprovimin nga Administrata shtetërore, nga ministri, por edhe nga kryeministri. Pra nuk mund të ju referoheni se çka ka thënë MAPL-ja në vitin 2016.

Ajo pohoi se për këtë çështje kishte kontaktuar me ish drejtorin Murtezaj, para shkarkimit.

“E kemi biseduar këtë cështje më të, ai ka thënë që e kemi bërë në harmoni me ligjin, por kur kemi nxjerrë faktet e kemi parë qe vendimi s’ka qenë në harmoni me ligjin. Ai ka hapur konkurs të kundërligjshëm për tri pozita të zv drejtorëve të përgjithshëm. Shkelja është konfirmuar nga Ministria e Administratës Publike, sepse zv drejtorët kanë qenë duke ushtruar detyrat me aktvendime”, ka thënë ajo.