Ndotja e ajrit në kryeqytet, PDK propozon transport falas për qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës, dega Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë zyrtarët e kësaj partia kanë propozuar që transporti publik të jetë falas nga muaji nëntori deri në muajin mars për shkak të ndotjes së madhe që po bëhet në kryeqytet.

“Partia Demokratike në Prishtinë duke parë që qytetarëve po ju kanosen edhe një rreziku tjetër shëndetësor ai i përhapjes së sëmundjeve respiratore ka menduar një zgjidhje me efekt të menjëhershëm por që është afatgjatë. Ne propozojmë që transporti nga muaji nëntor deri në mars të jetë falas duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së” deklaruan ata për media .

Reklama e sponzorizuar