Shitjet me pakicë në Eurozonë u rritën me 4.4 përqind në muajin gusht

Qarkullimi i tregtisë me pakicë në eurozonë në muajin gusht, gjatë së cilës kohë shumica e vendeve anëtare zbutën masat e kontrollit të virusit COVID-19, u rrit me 4.4 për qind krahasuar me korrikun, sipas të dhënave të sotme të Eurostatit.

Gjithashtu, shitjet me pakicë në Bashkimin Evropian me 27 anëtarë u rritën me 3.8 për qind në bazë mujore në gusht, sipas Eurostat