Mblidhet sërish Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deputetët e këtij Komisioni do të intervistojnë ish-zëvendësdrejtorin menaxhues në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala.

Intervistimi i Shalës do të nis në ora 10:00.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, në ora 11:00 në këtë komision do të merret në pyetje edhe ish-anëtari i Bordit, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve, Haxhi Arifi.