Në Prizren arrestohen 13 të dyshuar për organizim të skemave piramidale

Në Prizren dje janë arrestuar 13 persona të dyshuar për organizimin e skemave piramidale, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Pas pranimit të informatës se në një lokal zhvilloheshin lojëra fati është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër verbal që të realizohet urdhër kontroll në lokal, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuar”, thotë PK.

Tutje thuhet se gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri, 1 llaptop, 1 printer i tiketave të basteve, 1 printer i tiketave të basteve.

Reklama e sponzorizuar

“Si dhe disa tiketa (kuponë) të basteve që kanë luajtur të dyshuarit. Në vendngjarje ka ndalur edhe inspektorët komunalë, ku kanë bërë një procesverbal dhe kanë mbyllur lokalin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.