KEDS Academy hap dyert për studentët dhe nxënësit kosovarë

Nga sot, KEDS ka hapur dyert për avancimin profesional të gjeneratës së tetë të studentëve dhe nxënësve kosovarë.

Pjesë e KEDS Academy VIII, mund të bëhet secili nga studentët e vitit të fundit të studimeve në dretjimet e përzgjerdhura dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale (viti i fundit), përmes aplikimit. Pra, pjesë e saj mund të jenë inxhinerët, ekonomistët, juristët, shkencëtarët apo gjeodetët e ardhshëm, sikurse nxënësit që dalin nga shkollat profesionale.

Qëllimi i programit është të krijohen liderë të së nesërmes. Aty, gjatë një viti, pjesëmarrësve iu ofrohen njohuritë më të avancuara në aspektin teorik. Pastaj, vije pjesa praktike, ku pjesëmarrësit janë në kontakt direkt me menaxhimin, operimin e hallkat e sistemit energjetik.  

Reklama e sponzorizuar

Kjo gjeneratë do të pranojë 30 studentët dhe 40 nxënësit më të vlerësuar në bazë të kritereve të parapara. Për stundetë do të jetë programi i lidershipit, ndërsa për nxënës programi teknik.

Përmes tryre, pjesëtarët e KEDS Academy përfitojnë njohuri dhe shkathtësi për integrim më të lehtë në tregun e punës si dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Akademia është një mundësi e shkëlqyeshme për përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, sikurse mundësi për t’u inkuadruar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të rinisë kosovare përmes projekteve të shumta në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërorë të Koropratës (CSR). Këtë përkushtim kompania e tregoi qysh në nisje të veprimtarisë së vet.

KEDS Academy ka filluar me gjeneratën e paë disa muaj pas nisjes së operimeve nga vet KEDS-I, pra me 2013. Ky program ka fituar disa cmime ndërkombëtare në qendra të rëndësishme botërore si në Neë York, Paris dhe Stamboll. Ky program është ndjekur si shëmbull edhe nga kompani tjera. 

Deri tash, pjesë e këtij programi kanë qenë mbi 350 nxënës e studentë kosovarë, duke përfituar avancim të madh profesional. Një pjesë e kosniderueshme e tyre sot punojnë në KEDS.

Shpalljen dhe aplikacionin mund ta gjeni në këtë link: https://www.keds-energy.com/indexDetails.asp?ID=496