6 hapa për të negociuar më së miri pagën

Shumë njerëz bëhen nervozë kur duhet të negociojnë pagën – ata ndiejnë se kjo gjë do të ulë mundësitë për të gjetur punë, apo se do të lënë dikë të pakënaqur.

Por, mos harroni, ata tashmë ju kanë bërë një ofertë. Të kërkosh më shumë para, nuk do ta ndryshojë faktin që ata duan që ju të punoni për ta. Punëdhënësi juaj i mundshëm me siguri do t’ju vlerësojë edhe më shumë se kërkuat atë që meritoni.

Lexoni këshillat e mëposhtme për të negociuar pagën dhe për të fituar më shumë para….

Reklama e sponzorizuar

Mendoni se duhet ta bëni, gjithsesi. Punëdhënësi potencial pret që ju të negocioni. Edhe pse oferta e parë është ajo që ju shpresonit, zakoni kërkon që ju të bëni një kundër-ofertë.

Mos jepni kurrë shifra i pari. Më mirë mos e lidhni veten me një prag shumë të ulët. Shikoni më parë se çfarë mund t’ju ofrojnë dhe filloni nga atje. Nëse ju kërkohet në mënyrë të drejtpërdrejtë se cilat janë kërkesat tuaja, përgjigjuni se jeni i hapur ndaj zgjidhjeve të ndryshme.

Jini i ndërgjegjshëm se sa vleni. Mbani mend, shefi juaj do t’ju respektojë sepse kërkoni atë që meritoni. Kuptoni vlerën tuaj dhe mos u frikësoni nga oferta fillestare. Diskutimet që mbyllen me një marrëveshje që u shkon për shtat të dyja palëve janë në rendin e ditës.

Mos e bëni çështje personale. Negocimet e pagës janë një çështje pune – kompania po ju bën një ofertë të mbështetur mbi vlerën profesionale dhe në nivelin e përgjegjësive që do të mbuloni. Bëni kujdes të qëndroni në planin profesional, dhe mos u ankoni për shembull, për kredinë që duhet të paguani. Përdoreni CV tuaj si një pikë mbështetje.

Mendoni më parë. Rritja mesatare në botën e biznesit në Amerikë vërtitet tek 3% në vit. Nëse nuk planifikoni të largoheni nga puna në një kohë të shkurtër, konsiderojeni veten “të mbërthyer” me pagën tuaj deri sa të ndryshoni sërish pozicion apo punëdhënës.

Merrni kohë. Është normale që të merrni 24 orë për të menduar një ofertë. Nëse po prisni që oferta të tjera të vijnë tek ju, mund të kërkoni pak kohë dhe t’u thoni Burimeve Njerëzore, se jeni entuziast për perspektivën e punës aty, por jeni në dyshim në lidhje me një ofertë tjetër. Bëjuni të ditur se ju pëlqen të punoni për ta, por ju duhet të merrni në konsideratë edhe aspektin ekonomik dhe se do t’i jepni një përgjigje brenda tri ditësh.

Burimi: Forbes