Rimëkëmbja britanike humbet vrullin – Ekonomia rritet vetëm me 2.1% në gusht, më pak se gjysma e parashikimeve

Ekonomia britanike u rrit me një hap ndjeshëm më të ngadaltë gjatë gushtit, duke rritur më tej frikërat për një rimëkëmbje të dobët pas krizës që u shkaktua nga pandemia, tregojnë të dhënat më të fundit që vijnë nga ishulli. Kështu, prodhimi i brendshëm bruto i vendit u rrit me një normë prej vetëm 2.1% gjatë gushtit, krahasuar me muajin paraardhës, që është edhe norma më e ulët që prej majit, kur edhe nisi rimëkëmbja.

Shifra nuk është as sa gjysma e parashikimeve të ekonomistëve të Reuters, që flisnin për një normë rritje prej 4.6%. “Ndërkohë që të dhënat e fundit konfirmojnë një vijim të ringjalljes së ekonomisë gjatë gushtit, reduktimi drastik i termave të rritjes, sinjalizon se rimëkëmbja mund të ketë humbur vrullin, me prodhimin ende shumë larg niveleve të para krizës”-thonë ekonomsitët.. Më shumë se gjysma e rritjes gjatë gushtit erdhi nga sektori i akomodimit dhe ai i ushqimit, ku prodhimi u regjistrua në rritje me 71.4%. Paundi britanik u dobësua ndaj dollarit amerikan menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave.

Roel Korkuti / SCAN

Reklama e sponzorizuar