Ish-ministri Bislimi zbulon marrëveshjen me bankat për shtyrjen e kredive

Në mesin e muajit mars, në Kosovë u konfirmuan rastet e para me virusin korona, shkruan GazetaBlic.

Në këtë kohë, kur edhe u shtua paniku, qytetarët e Kosovës u futën në një qorrsokak.

Ndër vendimet që u morën ishte edhe vendimi për shtyerjen e obligimeve ndaj bankave për një periudhë tremujore pa u ndëshktuar nga këto të fundit.
Ky vendim u mor nga një dakordim mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Reklama e sponzorizuar

Ideatori i shtyrjes se kredive ne kohe pandemie, Bisnik Bislimi, ish-ministër i Financave, ka sqaruar pajtueshmerinë me Bankën Qëndrore të Kosovës dhe Shoqaten e Bankave.

Bislimi, per “Expose”- prodhim i GazetaBlic, ka rrefyër per here te pare se bankat vepruan ndryshe nga ajo çfarë ishin dakorduar në takimin e marsit të këtij viti.

“Fillimisht kur kanë filluar masat kufizuese ne kemi kuptuar se si komuniteti I biznesit apo familjet amvisëritë kanë me pas vështirësi me i kry obligimet e tyre qoftë ndaj punëmarrësve, qoftë ndaj familjeve, qoftë ndaj furnitorëve dhe kemi hulumtuar instrumenetet që do të lehtësonin barren në kohë të pandemisë. Shembull kemi shtyer shylerjen e obligimeve tatimore, kemi vendos pakon emergjente që iu ka ndihmuar në paga dhe qeraja dhe mes tjerash kemi tentuar që me sistemin banker me qenë më fleksibil për shtyerjen e obligimeve të kredive nga ana e bizneseve, por edhe familjett në nevojë”, ka thënë Bislimi.