British Airways nga marsi i 2021-shit vendos tri fluturime për në Prishtinë

British Airways i konfirmon Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, planet fillestare për vitin që vije.

Me këtë rast, kjo kompani e madhe ajrore planifikon që nga 28 marsi 2021 të lidhë Aeroportin e Prishtinës me një nga aeroportet më të mëdha në botë, me London-Heathrow (LHR).

Sipas një njoftimi të Aeroportit të Prishtinës, fluturimet planifikon t’i realizojë me Airbus 320, tri herë në javë: të premteve, të shtunave dhe të dielave.

Reklama e sponzorizuar

British Airways shërben rreth 145,000 klientë çdo ditë dhe në më shumë se 200 destinacione në 80 shtete të botës.