Kryeministri Hoti kërkon anulimin e të gjitha konkurseve në Ndërmarrjet Publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar të martën me kryeshefat e bordeve të Ndërmarrjeve Publike. Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se në këtë takim Hoti ka kërkuar anulimin e të gjitha konkurseve në Ndërmarrjet Publike të cilat emërohen nga qeveria.

“Po në takimin e djeshëm që e kishim në orën 17:00, kryeministri Hoti kërkoi anulimin e të gjitha konkurseve në Ndërmarrjet Publike”

Pos tjerash, u kërkua nga Bordet e Përkohshme, që mos të bëjnë lëvizje, shkarkime apo emërime të reja. Po ashtu, u kërkua edhe anulimi i konkurseve për punëtorët e rinj”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” një burim brenda takimit.

Reklama e sponzorizuar