Bëhen 107 vjet nga krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë

Si sot, 107 vite më parë, më 4 tetor 1913, Ismail Qemal bej Vlora së bashku me pesë ministra të kabinetit të tij, Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Mehmet pashë Dërralla, Myfid bej Libohova dhe Jorgji Çako, nënshkruan dokumentin e parë për krijimin e një banke kombëtare shqiptare.

Nënshkrues të tjerë ishin përfaqësuesit e dy prej grupeve financiare më në zë të kohës, përkatësisht Karol Pitner dhe Oskar Pollak të atij austro-hungarez, Weiner Bank-Verein dhe Pietro Fenolio e Guido Ansbaher të grupit italian, Banca Commerciale Italiana, përcjell Telegrafi.

Në Shqipërinë e trazuar të atij fillimshekulli, por edhe për shkak të tronditjeve që do të vinin shumë shpejt me shpërthimin e Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Bankën Kombëtare të Shqipërisë nuk mundi të zhvillojë aktivitet.

Reklama e sponzorizuar

Hartimi i këtij koncesioni për krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqypërisë” mbetet një dokument i rëndësishëm në historinë e bankigut qendror shqiptar, një gur themeli i këtij institucioni që, në konceptin e vet paraqitës, i përmbahet të gjitha standardeve evropiane të kohës.