BE-ja do vazhdojë të përkrahë Kosovën në përmirësimin e situatës socio-ekonomike

0
37

Ministrja e Financave dhe Trasferve, Hykmete Bajrami, ka takuar ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog.

Bajrami ka thënë se në këtë takim ambasadori i BE-së, shprehi gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën, në përmirësimin e situatës ekonomike të krijuar nga pandemia.

Ndërsa, Bajrami e ka falënderuar atë për përkrahjen.

Postimi i plotë:

Sot kam pritur në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë Tomáš Szunyog. Me z. Szunyog diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Zyrës së BE-së në fushën e agjendës evropiane, menaxhimit të financave publike, luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjes socio-ekonomike.   

Reklama e sponzorizuar

Falënderova Ambasadorin Szunyog për mbështetjen e rëndësishme që BE-ja ka ofruar deri tani për Kosovën në luftimin e pandemisë, ruajtjen e stabilitetit makro-financiar përmes financimit të drejtpërdrejt të buxhetit si dhe mbështetjen e gjithanshme përmes implementimit të shumë projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e situatës socio-ekonomike dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës. 

Ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog, shprehi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në përmirësimin e situatës socio-ekonomike të krijuar nga pandemia Covid19, si dhe për zbatimin e objektivave të Kosovës në kuadër të agjendës evropiane.