Gjatë muajit shtator, 300 mijë amerikanë humbin vendet e punës

Rritja e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngadalësua ndjeshëm gjatë muajit shtator, me 300 mijë amerikanë të cilët e humbën vendin e tyre të punës.

Vendi numëron 22.2 milionë vende pune të humbura që prej kohës kur shpërtheu pandemia COVID-19.

Sipas kandidatit demokrat për president, Joe Biden, kjo situatë është rrjedhojë e menaxhimit të dobët të pandemisë nga administrata Trump.

Reklama e sponzorizuar

Në të gjithë vendin, pandemia ka vrarë mbi 200 mijë njerëz si dhe infektuar mbi 7 milionë.

Ekspertët thonë se tregu i punës i duhet shtuar listës së gjatë të shqetësimeve të Donald Trump. Përpara pandemisë, punësimi ishte arma më e fortë e presidencës Trump, pasi preku rekord historik.

Për muajin shtator, norma e papunësisë ishte 7.9 për qind nga 8.4 për qind që ishte gjatë muajit gusht. Edhe punësimi është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 661 mijë vende të reja pune gjatë shtatorit, rritja më e dobët që prej muajit maj. /Telegrafi/