Cilat janë profilet më të kërkuara në Kosovë?

Disa nga profilet janë: Social Media Management; Marketing & Sales; Python; Web Design; Graphic Design; Accounting anf Finance; Java; Cyber Security; Search Marketing; Business Planning.

Blendrita Avdiu

Me gjithë faktin se Kosova prin në Evropë si vendi me fuqinë punëtore me të pakualifikuar, megjithatë janë disa profile specifike në të cilat të rinjtë po tregohen të suksesshëm.

Reklama e sponzorizuar

Profilet që po i kërkon më së shumti tregu kanë të bëjnë me teknologji informative dhe menaxhim të rrjeteve sociale.

Venture Up është qendër e ndërmarrësisë pranë Universitetit të Prishtinës (UP). Aty deri më tani janë trajnuar mbi 2000 studentë të UP-së në trajnimet e dizajnuara në bazë të kërkesave të sektorit privat por edhe më gjerë.

Disa nga profilet janë: Social Media Management; Marketing & Sales; Python; Ëeb Design; Graphic Design; Accounting anf Finance; Java; Cyber Security; Search Marketing; Business Planning.

Betina Bojniku, Udhëheqëse e trajnimeve në VentureUP, thotë se për shkak të mungesës së shkathtësive në tregun e punës, fillimisht është dashur të fillohet me trajnime bazike.

“Trajnimet e gjuheve programuese: Java, ëeb development, pastaj rrjetet sociale, marketingu, aftësitë e buta, janë me të kërkuarat”, thotë Bojniku.

Ndërkaq Valdrin Dervishaj, profesor i inovacionit në “Universum” ka thënë se në bazë të dhënave të cilat dalin nga tregu në Kosovë, drejtimet e sektorit të IT-së janë me mangësi të kuadrove dhe kërkesa për të kualifikuar në këtë fushë është më e lartë.

Sipas tij edhe drejtimet gjenerike duhet të profilizohen pasi që sot si kurrë më parë ka nevojë për jurist të profilizuar, ekonomist të profilizuar, inxhinier të profilizuar.

“Si ligjerues nga insitucioni arsimor ku ligjeroj gjej se profilet e ICT janë më të kërkuarat këto 2 vitet e fundit, kjo është një thirrje për institucionet arsimore që të thellojnë investimet në këtë drejtim” u shpreh Dervishaj.

Po ashtu ai shton se Kosova ka rininë si kapital i cili duhet të kthehet në kapital human përmes sistemit arsimor cilësor dhe përmes programeve të cilat përkrahin nismat e biznesit sidomos ato të cilat dalin nga universitet. /Buletini Ekonomik/