Si i manovrojnë shefat amerikanë fitimet dhe qëllimin

Nga 50 shtetet amerikane, 32 kanë të paktën një ligj që u lejon të besuarve të një firme të marrin parasysh disa interesa joaksionere

Vitin e kaluar, 184 nga shefat më të fuqishëm të Amerikës, u zotuan të administrojnë firmat e tyre jo vetëm në interes të pronarëve të ndërmarrjeve, por edhe të palëve të tjera të interesuara – duke filluar nga punonjësit deri te mjedisi. Nga 50 shtetet e Amerikës, 32 prej tyre kanë të paktën një ligj që u lejon të besuarve të një firme të marrin parasysh disa interesa joaksionere, shkruan The Economist.

Megjithatë, siç tregojnë studimet e reja nga Shkolla Juridike e Harvardit, shumë firma pajtohen me këtë parim vetëm në teori. Në të vërtetë, ky studim ka zbuluar se drejtuesit ekzekutivë (CEO) nuk u këshilluan me bordet e tyre para nënshkrimit të zotimit: nga 48 firmat për të cilat disponoheshin të dhënat, vetëm një shef mori miratimin e bordit.

Reklama e sponzorizuar