Asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë, 54 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa edhe një herë nuk është regjistruar asnjë vdekje, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Të martën janë testuar 670 mostra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 72 pacientë.

Sipas të dhënave aktuale, në Kosovë janë 1457 raste aktive. Deri tash janë regjistruar 15574 raste pozitive, 625 persona kanë vdekur e 13492 janë shëruar.

Reklama e sponzorizuar

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

Ndërkaq në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në klinikat dhe spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 103 pacientë të konfirmuar me COVID-19.