Kompania e makinave elektrike humbet 28% në aksione pasi CEO jep dorëheqjen

Aksionet e Nikola humbën deri në 28% në tregtinë e së hënës pasi themeluesi Trevor Milton dha dorëheqjen vullnetarisht si kryetar ekzekutiv.

Kompania e automjeteve elektrike njoftoi lëkundjen e befasishme të dielën. Bordi i Nikola pranoi propozimin e Milton, dhe Stephen Girsky, ish nënkryetar i General Motors, tani shërben si kryetar i kompanisë.

Ndërrimi i lidershipit të kompanisë arrin në një moment kryesor për firmën në rritje. GM mori 11% të aksioneve në Nikolla në fillim të këtij muaji ndërsa gjiganti i industrisë nxiton të konkurrojë me prodhuesit e tjerë të automjeteve me emisione zero./SCAN-tv/
Burimi: Business Insider

Reklama e sponzorizuar