Arrihet marrëveshje mes kompanisë nga Suhareka me një kompani serbe

Haziz Tafaj ka arritur një marrëveshje të mirë për biznesin e tij.

Kompania që udhëheq ai, “AgroKosova Holding” nga Suhareka, do të eksportojë prodhimet e saja në Serbi, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Eurotest” nga ArbNovi-Pazari.

ka bërë të ditur se marrëveshja në fjalë parasheh shitjen e rreth 800 mijë litrave verë të ambalazhuar e të paketuar në vlerë prej 1 milion eurove, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që kjo kompani eksporton në Serbi.

Reklama e sponzorizuar

“Kushtet janë të njëjta me blerësit e BE-së, nuk kemi ndonjë pengesë specifike. Sivjet dallon prej viteve të tjera se kemi bërë marrëveshje edhe për eksportin e prodhimeve të ambalazhuara”, ka thënë ai.

Ndërkaq Ljubisha Mitroviq nga “Eurotest” ka bërë të ditur se ndërmarrja e tij ka afër 18 vjet që merret me blerjen e verës dhe se bashkëpunon me të gjitha veraritë e mëdha në Kosovë.

“Jam i kënaqur me bashkëpunimin. 3-4 vjetët e fundit bashkëpunojmë edhe me Agrokosovën në Suharekë. Jam blerësi kryesor këtu, pasi blejmë të gjithë sasinë”, ka thënë Mitroviq.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes drejtuesi i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit ekonomik mes bizneseve të Kosovës dhe Serbisë, pas ujdisë në Washington.

“Kompania Agrokosova, e cila ka në pronësi mbi 1200 hektarë tokë me kultura të ndryshme, ka arritur që të eksportojë në vende të ndryshme, por e veçanta e kësaj është se pas marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, sot nënshkruhet marrëveshja e parë mes një kompanie kosovare dhe asaj të Serbisë, për eksport të prodhimeve të ndryshme të kësaj kompanie në Serbi që kap vlerën prej 1 milion eurosh”, ka deklaruar Shahini.

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe “Agrokosova Holding” gjatë ditës kanë organizuar edhe aktivitetin për vjeljen e rrushit “Vjelja e rrushit Kosova 2020” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?”.