ATK-ja dhe Dogana të vendosura për luftimin e ekonomisë joformale

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, sot ka pritur u.d drejtorin e Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka, me bashkëpunëtorët e tij.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ATK-ja, qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, ku veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave, folën edhe për ndikim e deritanishëm të pandemisë COVID 19 në performancën e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënie të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.

Reklama e sponzorizuar