A e dini sa para kanë humbur 10 njerëzit më të pasur në botë javën e kaluar?

Për shkak të rënies së bursave javën e kaluar, pasuria kolektive e 10 miliarderëve më të pasur në botë është zvogëluar për 44 miliardë dollarë. Sa për krahasim, bruto prodhimi vjetor i Kosovës është rreth 8 miliardë dollarë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg-ut, CEO dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos pa rënien më të madhe të pasurisë individuale, duke humbur 9 miliardë dollarë.

Elon Musk (Tesla) dhe Mark Zuckerberg (Facebook) gjithashtu panë rënie, respektivisht 8.5 miliardë dollarë dhe 4.2 miliardë dollarë. Pasuria e Bill Gates (Microsoft) pati një rënie prej 2.9 miliardë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Musk, Zuckerberg dhe Gates kanë akoma secili pasuri prej mbi 100 miliardë dollarë, dhe këto humbje janë përqindje e vogël e vlerës së tyre neto të përgjithshme. Për shembull, pasuria neto e Bezos ra për vetëm 4.5%.

Rëniet e tyre në vlerë neto vijnë pas një fillimi të fortë të vitit 2020 për kompanitë e teknologjisë, pasiqë klientët në të gjithë botën iu drejtuan shitësve dhe shërbimeve online gjatë pandemisë së koronavirusit. Tregu vazhdoi të rritet, por shqetësimet se aksionet e kompanive janë shëndrruar në një flusk financiare çuan në një shitje të madhe të aksioneve të kompanive të teknologjisë këtë javë. Indeksi i Dow Jones pa një rënie prej mbi 740 pikë.

Edhe pas këtyre humbjeve, 10 miliarderët më të pasur ende kanë një pasuri neto kolektive prej 830 miliardë dollarë.

MacKenzie Scott gjithashtu përjetoi një humbje, duke parë pasurinë e saj neto të binte me 3.2 miliardë dollarë. Ajo u bë gruaja më e pasur në botë pas divorcit nga Bezos në 2019.

Rëniet e pasurisë vijnë në një kohë kur pandemia ka hedhur dritë mbi pabarazinë e pasurisë në SHBA, me një në pesë amerikanë që përballen me dëbim nga shtëpitë e tyre në muajin shtator. /Buletini Ekonomik