Koronavirusi shkatërron sektorin e turizmit në BE

Sektori i turizmit në Bashkimin Europian ra me 75 për qind në qershor mbi baza vjetore, ndërsa shektori i përgjithshëm i shërbimeve regjistroi një rënie prej 16.4 për qind për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, sipas statistikave të Eurostat.

“Midis sektorëve të detajuar brenda sektorit të turizmit, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë ranë më së shumti (-83.6%), pasuar nga transporti ajror (-73.8%), akomodimi (-66.4%) dhe restorantet (-38.4%)”, vëren Eurostat

Në qershor u pa një rimëkëmbje kundrejt prillit, periudha kulmore e pandemisë, për shkak të rihapjes së aktiviteteve ekonomike.

Reklama e sponzorizuar

Masat për të ndaluar përhapjen e virusit kanë goditur thellë disa sektorë, veçanërisht udhëtimet, aviacionin, turizmin dhe prodhimin.

Që prej shfaqjes fillimisht në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën./Anadolu Agency