KUJDES: A keni parë ndonjëherë në markete produkte pa çmim?

Dyqan i produkteve ushqimore

A ju ka rastisur ndonjëherë që në rafte apo në treg të shihni mallra pa çmimin e produktit? Nëse po, këto raste duhet t’i raportoni, meqë përbëjnë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Kjo çështje trajtohet në nenin 26 të këtij ligji ku thuhet:

1. Tregtari duhet të shënoj çmimin e shitjes dhe çmimin e njësisë për të gjitha produktet e ofruara. Çmimi për njësi nuk ka nevojë të tregohet nëse është identik me çmimin e shitjes.  

Reklama e sponzorizuar

2. Për produktet që nuk janë të paketuara dhe maten në prezencë të konsumatorit, duhet të tregohet vetëm çmimi për njësi.

3. Çmimi i shitjes dhe çmimi për njësi duhet të jenë lehtësisht të dallueshëm dhe qartë të lexueshëm.

4. Çmimi për njësi i referohet një sasie të deklaruar në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Kur legjislacioni i Republikës së Kosovës kërkon treguesin e peshës neto dhe peshën neto të thatë për disa produkte të para-paketuara, do të jetë e mjaftueshme të tregohet çmimi për njësi të peshës neto të thatë.

5. Shitësi duhet të vendos qartë, dukshëm dhe lexueshëm çmimin e shitjes me pakicë dhe shumicë dhe çmimin për njësi të mallrave apo shërbimeve të ofruara.

 6. Çmimi me pakicë dhe shumicë përfshin çmimin përfundimtar për çdo mall apo shërbim, ose për një sasi të caktuar të mallrave, duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

7. Shitësi duhet t’i garantoj konsumatorit se çmimi i paguar do të jetë i njëjtë me çmimin e ekspozuar sipas paragrafit 7 të këtij neni.

8. Çmimi për njësi matëse do të thotë çmimi përfundimtar për njësi matëse, çmimi për kilogram, litër, metër, metër katror, metër kub të mallit ose disa njësi të tjera matëse duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe të gjitha tatimet tjera në pajtim me paragrafit 7 të këtij neni.

9. Për mallrat e pa-paketuara, refuz çmimi për njësi matëse të mallit të ofruara në treg vendoset pranë mallit.

10. Për mallrat e para-paketuara, është e mjaftueshme vendosja e çmimit neto për njësi në qoftë se me rregullat tjera të veçanta në të dhënat për peshën neto, nuk është përcaktuar ndryshe.

11. Çmimi i shitjes me pakicë dhe çmimi për njësi të para-paketuara i mallrave do të vendoset në ose pranë mallit, paketimit ose pikës së shitjes si dhe në rafte. Përveç çmimit sipas paragrafit 6 të këtij neni nuk lejohet kurrfarë çmimi tjetër, përveç në rastin e shitjes me aksion, uljes se çmimit apo me rastin e falimentimit të kompanisë.

12. Shitësi duhet të vendos çmimin në mënyrë që të mos dëmtojë mallin.

13. Dispozitat e paragrafit 13 të këtij neni nuk do të zbatohen për ankande publike dhe shitjen e veprave të artit, veprave antike si dhe shërbimeve të rregulluara me legjislacioni në fuqi. /Buletini Ekonomik/