KUJDES: Kërkojani zyrtarit në bankë këto informata kur merrni kredi!

0
45

Në bazë të Ligjit për Mbrotjen e Konsumatorit, para se banka të lëshojë kredi për një konsumator, fillimisht duhet që klientit t’i japë një sërë informatash me rëndësi.

Neni 86 i këtij ligji parasheh në detaje këto informata, mirëpo këtu janë të përmbledhura disa prej më kryesorëve.

Fillimisht banka duhet ta njoftoj klientin për kushtet specifike të kredisë që lidhen me shumën, valutën dhe normën e interesit.

Tek norma e interesit zyrtari/ja në bankë e ka për obligim ta njoftoj klientin për llojin kamatës, pra për atë fikse dhe variabile si dhe për indeksin orientues në rastet e normës variabile siç janë euribor, libor. Pra klienti duhet të informohet në detaje për trendet e normës së interesit në të ardhmën, nëse mund të këtë lëvizje eventuale.

Po ashtu, është obligim i bankës që ta njoftoj klientin mbi normën efektive të interesit, ku përfshihen të gjitha shpenzimet administrative dhe tarifore që kalkulohen në kredi. Zakonisht bankat e tregojnë vetëm normën nominale që nuk i përfshin shpenzimet administrative.

Reklama e sponzorizuar

Banka sipas këtij ligji duhet ta njoftoj klientin mbi shpeshtësinë e ndryshimit të normës efektive të interesit apo pjesëve përbërëse të saj, këstet mujore të pagesave për shlyerjen e kredisë dhe datat ose periudhën e shlyerjes. /Buletini Ekonomik/