Sa kushton një thirrje telefonike me operatorët Ipko e Vala?

Shpesh operatorët i ndryshojnë tarifat për shërbime të ndryshme, por jo gjithmonë qytetarët janë në dijeni për këtë.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me dy operatorët e telefonisë mobile në Kosovë Ipko e Vala, shkruan Buletini Ekonomik.

Në fund të vitit të kaluar të dy operatorët i ndryshuan çmimet për thirrje telefonike e mesazhe.

Reklama e sponzorizuar

Kështu, përderisa konsumatorët e Valës paguanin 9 centë për çdo minutë për thirrje telefonike brenda të njëjtit operatorë, aktualisht paguajnë 13 centë.

Ndërkohë për thirrje telefonike me operatorë të tjerë brenda Kosovës çdo minutë konsumatorëve të Valës do t’iu kushtojë 15 centë, dy centë më shtrenjtë sesa kishte qenë. Edhe dërgimi i mesazheve është shtrenjtuar. Nga 2 centë sa ka qenë është bërë 6 centë.

Shtrenjtimi i thirrjeve dhe mesazheve telefonike është bërë edhe nga Ipko. Kështu derisa thirrja telefonike çdo minutë brenda operatorit ka kushtuar 9 centë, tash e disa muaj është bërë 13 centë. Jashtë operatorit nga 10 centë është bërë 15, ndërkohë që dërgimi i një mesazhi kushton 6 centë. /Buletini Ekonomik/