Për 6 muaj Trusti humbi 20.2 milionë euro

Pandemia Covid-19 ka prekur edhe kursimet e qytetarëve.

Në periudhën Janar-Qershor 2020, Trusti ka humbur 20.2 milionë euro nga investimet në tregjet ndërkombëtare, përcjell Buletini Ekonomik.

Kështu thuhet në statistikat e BQK-së për muajin qershor 2020.

Reklama e sponzorizuar

“Struktura e aseteve të sektorit pensional është e përbërë kryesisht nga mjetet e investuara jashtë vendit, gjë që ndikoi që luhatjet negative në tregjet financiare globale si pasojë e pasigurisë së shkaktuar nga kriza e pandemisë të përkthehen në kthim negativ nga investimet e për pasojë, rënie të aseteve të sektorit”, thuhet në një raport tjetër të BQK-së të titulluar “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.

Aktualisht, ky fond ka nën menaxhim 2 miliardë e 55 milionë euro. /Buletini Ekonomik/