Në kohë pandemie Komuna e Obiliqit i lë në rrugë banorët e Hadës

Komuna e Obiliqit ka marrë vendim që t’i largoj nga banesat qindra banorë të fshatit Hade, të cilët që nga paslufta ishin vendosur në komplekset Hade 1 dhe Hade 2.

Për këtë vendim ka njoftuar Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Halil Thaçi, i cili vendimin e ka quajtur skandaloz, pasi qytetarët, sipas tij, po lihen në rrugë në kohë pandemie.

“Qeverisja lokale e Obiliqit pikërisht e zgjodhi këtë kohë që qytetarët e vetë ti dëbojë nga Kompleksi Hade 1 dhe Hade 2, banorë këta tani e 14 vite në këto banesa. Këtyre banorëve i’u leju 14 vite të qëndrojnë në këto banesa, por tani në kohën e krizës më të thellë, që nga lufta e vitit 1998-1999 duhet deri me 30 të këtj muaji ti lëshojnë banesat”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social facebook.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, në mesin e të larguarve nga këto banesa, ka shumë prej banorëve që punojnë në sektorin privat, e që nuk kanë as një lloj sigurie që në shtator nuk do të mbesin pa punë.

“Por ka edhe shumë prej këtyre banorëve që burim të vetëm të ardhurash e kanë asistencen sociale. Qeverisja lokale e Obiliqt duhet ti vëj gishtin kokës dhe të mendoj se si do bëjnë zgjidhje këta banorë në këtë kohë PANDEMIE, përderisa e gjithë Bota solidarizohet me njerzit që kanë nevojë”, ka shkruar Thaçi, teksa postimit ia ka bashkangjitur edhe vendimin në fjalë. /Buletini Ekonomik/