Brenda një jave në SHBA, regjistrohen si të papunë 1.1 milion persona

Regjistrimet javore për papunësi janë vlerësuar në rritje javën e kaluar në SHBA, duke arritur mbi një milionë, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

Nga 9 deri më 15 gusht, 1,1 milionë persona janë regjistruar si të papunë.

“Javën e kaluar, numri i regjistrimeve të reja kishte rënë nën një milion, për herë të parë që nga muaji mars, dhe 971 000 persona kishin bërë një kërkesë”, sipas të dhënave të rishikuara në rritje.

Reklama e sponzorizuar