Në spitalet e Kosovës, 40 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 573 pacientë, prej tyre 441 janë të konfirmuar me COVID-19.

Nga pacientët e shtrirë 40 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 372 me oksigjenoterapi.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë me COVID-19. 135 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Reklama e sponzorizuar

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 359 pacientë, 255 prej tyre të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 237 janë me oksigjenoterapi, është thënë në raportin e SHSKUK-së.