9 të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 129 raste të reja me koronavirus.

Shifra totale e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 410, ndërsa numri total i të infektuarve ka arritur në 11.454.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 449 mostra dhe 129 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 152 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 7343.

Reklama e sponzorizuar

Raste aktive janë 3792. Sërish më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 45. Në Pejë 12 raste, në Mitrovicë e Vushtrri nga nëntë raste, në Lipjan 7, në Gjilan 6, në Ferizaj, Gjakovë, Skenderaj nga pesë, në Prizren 4, Obiliq, Viti, Istog nga tri raste, Drenas, Klinë, Podujevë, Rahovec nga dy raste dhe nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

Image