Mjekëve në QKMF u rekomandohet ta diagnostikojnë COVID-19 pa testim (dok)

Taskforca e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që mjekët familjarë në QKMF-ja në Kosovë të diagnostikojnë pacientët me COVID-19 pa testime.

Është rekomanduar që mjekët familjarë, në rast se shohin pacientët me simptome të COVID-19, të bëjnë diagnozën klinike, pa pasur nevojë për testime dhe të rekomandojnë pacientët të vetizolohen për 14 ditë, siç do të duhej bërë në rast të testimit pozitiv, shkruhet në dokumentin e siguruar nga Koha.

Nga Taskforca është thënë se kjo procedurë është në përputhje me praktikat që aplikohen në SHBA dhe vendet tjera të botës.

Reklama e sponzorizuar

“Të gjitha këto duhet raportuar si raste të supozuara. Të gjithë mjekët familjarë rekomandohen të japin diagnozën klinike të COVID-19 në bazë të Udhëzuesit dhe Procedurave Standarde të Operimit (PSO). Të gjitha këto diagnoza duhet të raportohen pa test laboratorik në IKSHPK, sipas PSK-së. Kjo procedurë është në përputhje me praktikat në SHBA dhe botë”, është shkruar në rekomandimin e Taskforcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.