Hoti në dialog pa konsensus të brendshëm

Debati i së enjtes në Kuvend ka përfunduar pa ndonjë dokument të miratuar rreth dialogut.

Partia Demokratike e Kosovës e ka tërhequr propozim-rezolutën e saj, derisa ajo të cilën e ka propozuar Lëvizje Vetëvendosje nuk ka kaluar. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka tërhequr vërejtjen se në Kuvend nuk ka ardhur asnjë platformë për dialogun.

Në prag të “samitit virtual” në Paris, të premten, që dy ditë më vonë pasohet nga rifillimi i dialogut në Bruksel, kryeministri Hoti ka bërë të ditur më herët se udhërrëfyes në dialog do ta ketë platformën e cila ishte prezantuar vetëm gojarisht në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe në Kuvend. Në raportimin para Kuvendit, Hoti ka përsëritur “vijat e kuqe”.

Reklama e sponzorizuar

E LVV-ja e ka paraqitur projekt-rezolutën e saj, por ajo nuk ka kaluar. 31 deputetë kanë votuar për të, e 60 kundër.

Ndërkohë, PDK-ja e ka tërhequr projekt-rezolutën e partisë së tij.

“Arsyeja ishte për takimin në Washington. Ai takim është anuluar dhe nuk është ripërcaktuar të mbahet. Kemi potencialisht edhe një ndryshim të çasjes apo një nivel të përfshirjes së tjetër sa i përket SHBA-së, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në potencialin e diaologut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Memli Krasniqi nga kjo parti.