Eksperti: Njerëzimi do jetojë me Covid-19 për dekada me radhë

Sipas një eksperti britanik, njerëzimit do i duhet të jetojë me koronavirusin për dekada.

Drejtuesi i Trustit Wellcome, Prof. Sir Jeremy Farrar u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit të Shëndetit se “situata nuk do të ketë përfunduar deri për Krishtlindje.” Lajmi vjen në një kohë kur kryeministri britanik është shprehur se shpreson se vendi mund t’i kthehet normalitetit për Krishtlindje.

Boris Johnson i bëri deklaratat e tij ndërsa prezantonte planet për të lehtësuar më tej masat shtrënguese për koronavirusin. Sir Jeremy, anëtar i Sage, organi këshillues i qeverisë, tha se bota do të jetojë me Covid-19 për “shumë, shumë vite që do të vijnë”.

Reklama e sponzorizuar

“Situata nuk do të ketë marrë fund deri për Krishtlindje. Ky infeksion nuk ka për të ikur, tashmë është një infeksion endemik i njeriut. Edhe nëse do të kemi një vaksinë apo trajtime të mirë, njerëzimi sërish do duhej që të jetonte me virusin për shumë shumë vite….dekada të ardhshme,” shpjegoi ai. /abcnews.al/