Ministria e Mbrojtjes do të ndërtojë depo armatimi për FSK-në në vlerë 700 mijë euro

Forcat e Sigurisë së Kosovës -(FSK)

Ministria e Mbrojtjes pritet të ndërtojë depo armatimi në kazermat e FSK-së në Gjilan, Ferizaj dhe Istog për dy vjetët e ardhshme.

Vlera e parashikuar e kontratës për këtë projekt kap shifrën e 700 mijë eurove, raporton Gazeta Express.

Njoftimi për kontratë i publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik parasheh që operatorët ekonomikë kanë afatin e fundit për dorëzimin e tenderëve më 10 shtator 2020.

Reklama e sponzorizuar