McDonald’s mbyll 200 restorante në SHBA, mbyllje të lokaleve do të ketë edhe Starbucks-i

McDonald’s ka vendosur që t’i mbyll përgjithmonë 200 nga 14 mijë “restoranteve me vëllim më të ulët” në dyqanet e Walmart.

Megjithatë menaxhmenti ka bërë të ditur se këto mbyllje ishin planifikuar edhe më parë, por që pandemia globale e COVID-19 ka bërë që kjo procedurë të përshpejtohet, raporton usatoday.

Zyrtarët gjithashtu kanë zbuluar të dhëna edhe sa i përket se sa ka pasur ndikim në shitje pandemia e coronavirusit.

Reklama e sponzorizuar

“Brenda disa javësh, sistemi i McDonald bëri modifikime operacionale në 30 mijë restorante duke i mbyllur, por tashmë ka rihapur 9000 prej tyre”, tha CEO Chris Kempczinski, transmeton Telegrafi.

“Ne prezantuam procedurat e reja të sigurisë në të gjitha restorantet tona, modifikuam menytë tona dhe krijuam mënyra të reja pa kontakt për t’i shërbyer klientëve tanë”, shtoi ai.

Ndryshe, pos McDonald’s edhe Dunkin Donuts është duke mbyllur 450 lokacione si dhe Starbucks ka njoftuar se planifikon të mbyllë deri në 400 lokacione në pronësi të kompanisë gjatë 18 muajve të ardhshëm. /Telegrafi/