Çka duhet të dini për ta mbyllur një biznes në Kosovë?

Legjislacioni në Kosovë është i qartë sa i përket mbylljes se një biznesi. Bazuar në Neni 12 të Ligjit Nr. 03/L-222, si dhe neni 12 të Udhëzimit Administrativ  Nr. 15/2010,  thuhet:

‘Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes’

Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, nëse tatimpaguesi vendos të pushojë veprimtarinë, duhet të informoj ATK-ën me shkrim për vendimin që ka marre, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit, pra, nëse ju nuk vazhdoni veprimtarin ekonomike dhe keni shlyer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së, do të pajiseni me Vërtetim Tatimor me arsyen “Çregjistrim të biznesit”. Vërtetimin Tatimor, brenda 10 ditëve duhet ta dërgoni në ARBK, ku edhe atje do të bëni çregjistrimin e biznesit. Në rast se nuk plotësoni kushtet e parapara me Ligj, ATK do t’ju njoftoj me shkrim se nuk i plotëson kushtet për çregjistrim të biznesit.

Reklama e sponzorizuar