Kllokoqi: Bizneset e kanë të pamundur të mbijetojnë duke shfrytëzuar 20% të kapaciteteve

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se bizneseve u ka mbetur të funskionojë me 20 për qind të kapaciteteve dhe kjo sipas tij është e pamundur.

Në një intervistë në Interaktiv, ai ka thënë se së fundi është rritur edhe presioni i Agjencisë Tatimor të Kosovës.

“Nëse dikë ia vlen me falënderu është Komuna e Prishtinës. E ka larguar taksën për pronën publike dhe ne kemi apeluar që ky model të ndjeket në të gjitha komunat. Ta marrin shembull kështu. Një kafiteri ka 20 tavolina brenda dhe 20 jashtë. Ato brenda kanë rënë, këto jashtë janë përgjysmuar për shkak të masave. Atëherë çka mbetet. Me 20 për qind të kapaciteteve po punojnë bizneset dhe kështu është e pamundur të mbijetohet”, ka thënë Kllokoqi.

Reklama e sponzorizuar