Bezos brenda një dite shton 13 miliardë dollarë në pasurinë e tij

Jeff Bezos gjatë ditës së hënë në pasurinë e tij shtoi 13 miliard dollarë, që është vlera më e madhe ku një individ e ka krijuar.

Bezos themeluesi 56-vjeçar i Amazonit dhe personi më i pasur në botë, brenda vitit 2020 pasuria e tij është shtuar për 74 miliardë dollarë, e cila aktualisht arrin në 189.3 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

Aktualisht ai është më i vlefshëm sesa vlera e tregut të gjigantëve si Exxon Mobil Corp, Nike dhe McDonald’s.

Reklama e sponzorizuar

Ish-gruaja e tij, Mackenzie Bezos gjatë ditës së hënë fitoi 4.6 miliardë dollarë dhe tani është personi i 13-të më i pasur në botë.

Po ashtu, kryeshefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg brenda vitit në pasurinë e tij ka shtuar 15 miliardë dollarë, edhe pse kompania është ballafaquar me bojkotin e disa bizneseve për të mos reklamuar. /Telegrafi/