Istog: Kapen 150 kilogramë mish që po transportoheshin në kushte johigjienike

Policia e Kosovës në Istog ka kapur një sasi të konsiderueshme të mishit prej 150 kilogramë.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Pejës, dje me datë 18 korrik deri sa patrulla e Stacionit Policor nё Istog, ishte nё pikё kontrolli ne fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin “VW Caddy” me targa vendore, gjatё kontrollit te automjetit në bagazhin e tij ёshtё gjetur njё sasi e mishit i cili transportohej ne kushte jo higjienike.

“I dyshuari se bashku me automjetin ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor Istog pёr intervistim, janё njoftuar inspektorёt sanitar dhe Prokurori i shtetit”.

Reklama e sponzorizuar

“Nga inspektorët sanitar ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth njё qind e pesёdhejtё (150) kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitar, ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e
mbeturinave”, njofton Policia e Kosovës në Pejë përcjell Klan Kosova.