Avdullah Hoti: Jemi duke shkuar drejt Gjendjes së Jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova mund të jetë në prag të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

“Jemi duke shkuar drejt Gjendjes së Jashtëzakonshme. Sonte kam pasë takim me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19 ku kemi diskutuar shumë hapur. Mund të jetë vendim shumë jopopullor, por jam i gatshëm që të shkoj në ekstreme për ta ruajtur jetën e qytetarëve”.

Hoti në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se Këshilli i Sigurisë do të mblidhet të dielën ku edhe pritet të vendoset nëse duhet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme ose jo.

Reklama e sponzorizuar

“Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19 për të bërë vlerësimin shtesë të situatës me disa informata që i kemi kërkuar të mbledhin dhe t’i vlerësojnë institucionet shëndetësore dhe institucionet e tjera të përfshira. Pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme”.

“Kuvendi e merr vendimin përfundimtar. Ne do të vlerësojmë nëse duhet të shkojmë drejt shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve, sepse besoj që ajo është mbi të gjitha”.

Hoti ka thënë se jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se gjithçka, përfshirë edhe humbjet e mëdha ekonomike.

Ai tha se është i gatshëm që të përballet me të gjitha kritikat për një vendim të tillë të mundshëm të cilin e cilëson jopopulist.

“Krejt të tjerat janë dytësore. Krejt humbjet ekonomike nëse i bëjmë bashkë nuk vlejnë sa një jetë e një qytetari. E di që kjo nuk është populiste. E di që mund të marrë mjaft kritika prej sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Jam i gatshëm që të marrë të gjitha kritikat dhe kostot publike si kreu i qeverisë në mënyrë që të bëjmë maksimumin për të ruajtur jetën e qytetarëve”.

“Nuk guxojmë me këtë numër të qytetarëve që dalin çdo ditë pozitivë të vijmë në situatën kur nuk ka shtretër ku t’iu ofrojmë kujdesin shëndetësor, siç ka ndodhur në sistemet më të avancuara shëndetësore si në Itali, Spanjë dhe vende të tjera. Mjekët janë detyruar që të marrin vendime të vështira morale se jetën e cilit prej pacientëve ta shpëtojnë”.